Beppe Marotta e kishte thënë paraprakisht: ‘Edhe nëse elimininohemi, aspektin bilanciar do ta rregullojmë rrugës. Nuk është një problem’. Mundet, por llogarive të Interit që u eliminua keqas në Ligën e Kampioneve nga Bodo, iu mungijnë edhe 20 milionë euro; 11 milionë nga kalimi i sfumuar në 1/8 e finaleve dhe rreth 9 milionë nga shitjet e biletave.

Një humbje jo shumë e madhe që presidenti zikaltër mund ta sistemojë rrugës. Por sidoqoftë është një humbje brenda një bote që është e qartë se bazon shumë të ardhemne saj pikërisht te të ardhurat nga evenimentet evropiane. Çfarë ndodh tani?

Të bësh supozime sot është shumë e komplikuar. Inter mund të rifitojë një pjesë të këtij fitimi të munguar me fitoret në Kupën e Italisë dhe kampionatit. Por edhe këto duhen fituar në fushën e lojës dhe sidoqoftë nuk do ta eliminonin humbjen. Është më e lehtë të mendohet se merkatoja do të varet, si në çdo sezon tjetër, nga largimet edhe pse jo vetëm nga ky aspekt.

Lista e futbollistëve që mund të largohen mund të jetë e gjatë apo e shkurtër, varet nga ofertat që do të vijnë. Por është e sigurt se ndonjë lojtar që deri tani ishte i paprekshëm, nuk do të mund të konsiderohet më i tillë. Thuram, Calhanoglu dhe Barella, psh, vijnë nga një sezon me profil shumë të ulët. Duhen edhe disa muaj deri në fund të sezonit dhe gjithçka mund të ndodhë. Por Interi këtë vit po tregon se ekzistojnë zëvendësuesit për të gjithë.

Nuk është e vështirë të imagjinohet se sezoni tjetër do të jetë i Pio Esposito që mund të reduktojë hapësirat për Marcus Thuram dhe emti i këtij të fundit edhe pse në mënyrë të vakët, u lidh me atë të Juventusit që kërkon një sulmues dhe që në radhët e tij kanë edhe të vëllanë, Khephren.

Calhanoglu qëndroi te Inter pas zërave që qarkulluan për javë të tëra për kthimin e tij të mundshëm në Turqi, a do të ndodhë kjo edhe në verën që do të vijë? Pranë largimit mund të jetë edhe i zakonshmi Frattesi, gjithnjë në qendrën e disa klubeve, por që në fund gjithnjë ka qëndruar te Interi. Me fjalë të tjera, nëse është e vërtetë që bilanci do të jetë korrekt , është po aq e vërtetë se ekziston nevoja për të mbuluar mungesën e 20 milionë eurove të ardhura. Se si, kjo do të zbulohet shumë shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB