Kualifikimi për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve ishte një mision shumë i rëndësishëm; për t’u konfirmuar në Evropë pas 2 finaleve në 3 sezonet e fundit, për të mos dëmtuar qetësinë e gjetur nga skuadra në kampionat, por më shumë për të kënaqur Oaktree me arkëtimin e rreth 15 milionë euro të ardhura të sigurta dhe me shumë mundësi edhe miliona të tjerë.

Sepse në sezonin e kaluar në arenën evropiane e mbyllur me finalen katastrofike të Mynihut, Interi arriti të arkëtojë një shifër monstruoze prej 136.6 milionë euro vetëm nga shpërblimet e akorduara nga UEFA, një thesar i vërtetë ky për të sistemuar bilancin financiar të klubit dhe për të investuar në merkato. Është një shifër e konsiderueshme, së cilës ajo e përfituar këtë sezon as nuk u afrohet. Në fakt, të ardhurat e Interit nga Liga e Kampioneve e këtij viti  janë 71.27 milionë euro, 65.33 milionë euro më pak se sezonin e kaluar. 

Sigurisht askush nuk thotë se skuadra e Chivut do të kishte arritur sërish në finale apo do të kishte përfituar sërish 136 milionë eurot e vitit të kaluar, por eliminimi nga Bodo/Glimt e përafroi lamtumirën e zikaltërve nga Liga e Kampioneve dhe llogaritë mbyllen këtu. Një humbje që është shumë e rëndë jo vetëm për skuadrën, por edhe për arkat e klubit që tani kërkon të mbulojë mungesën e të ardhurave me titullin kampion dhe Kupën e Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB