Këto janë pamjet nga parada e 1432 fëmijëve në bulevardin e Prishtinës në kujtim të bashkëmoshatarëve të tyre që u kthyen në martirë të makabriteteve serbe në Kosovë.

Fëmijët, ishin viktimat e pafajshme të luftës. Ata, janë ende plaga e hapur që shkaktoi barbaria serbe. Zyrtarisht, janë regjistruar 1133 fëmijë të vrarë dhe të zhdukur, por, shifra reale sipas mbledhësve të fakteve shkon 1432 viktima të mitur.

Kontribut të madh në këtë çështje, në dokumentimin e luftës së Kosovës dhe pasojat tek fëmijët dhe civilët ka dhe aktivisti Esat Shala. Ky i fundit ia ka dedikuar jetën mbledhjes së kasetave me pamje duke qenë arkivuesi më i madh i Luftës së UCK.

‘Ka dhe pjesë ku fëmijë të masakruar që nuk janë filmuar fare. Numri i fëmijëve të vrarë u zvogëlua gjatë luftës. Shteti e ka bërë 1133, por në fakt janë 1432 ku i kemi argumentuar unë dhe profesori Nusret Pllana. Kemi foto, datën e lindjes dhe datën e vdekjes, me shifër të saktë dhe shteti i Kosovës ka hequr 300 fëmijë, duke e bërë 1133, duke filluar nga presidenti, kryeministri e të gjithë me radhë. Janë bazuar në statistikat e Natasha Kandicit, serbe’- u shpreh Esat Shala, arkivues.

Në fakt, Esati ka dhe filmime të masakrave të tjera që nuk janë shumë të njohura sa i përket luftës së Kosovës, ose që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur. Këto masakra të vërtetuara me prova, po i referojmë dhe në këtë dokumentar për të shërbyer si provë për drejtësinë…

Masakra ka pasur mbi 400, por të filmuar të fëmijëve është masakra e Koliqit, shumë e rëndë është, në dalje të Prishtinës. Një oborr me fëmijë i masakruar dhe pak kush ka folur për masakrën e Koliqit”- u shpreh Esat Shala, arkivues

Nga 18 deri më 23 prilli i vitit 1999, në disa fshatra të Podujevës janë vrarë më shumë se 200 persona civilë. Fëmijë, të moshuar, gra, burra. Pamjet që shihni janë siguruar nga arkivisti Esat Shala. Ato, janë fiksuar në fshatin Koliq.

Në oborr, shihen qartë dhe trupat e dy fëmijëve, dy djem të vegjël, që nuk i kanë shpëtuar plumbave të xhelatëve serbë. Barbaria nuk njihte kufij. Madje, për tu siguruar për vdekjen, njëri nga të miturit është qëlluar në kokë. Pamjet janë të tmerrshme për tu transmetuar të pa censuruara. Ato, duhen bërë publike për të shërbyer si provë e përjetshme për gjenocidin që kanë ushtruar serbët ndaj shqiptarëve.

Aktivisti Shala, pjesë e një familje me kontribut në luftën çlirimtare të Kosovës, tregon dhe arsyen se pse ka nisur të merret me arkivimin e dokumenteve.

Ideja ka filluar në 2005, kam qëndruar në mal gjatë kohës së luftës 98-99. Në atë kohë ka ardhur një gazetar norvegjez, me nofkën Peter, emrin Paul. Jam munduar ti gjej fotot dhe videot që na ka bërë mua dhe familjes. Kam pasur babën të arrestuar para viteve 90, xhaxhain. Në 90 vritet në demostrata, Sait Shala, pastaj vjen lufta 97-99, me 10 prill të 98, forcat serbe zhdukin xhaxhain tim, mjekun e parë të UCK, Xhavit Shalën. Po në atë vit, më 14 dhjetor 1998, bie heorikisht motra ime me dhëndrin, Luanin së bashku me 40 ushtarë në Has, gjatë kohës që po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë se kishin shkuar për armatim më modern”- u shpreh Esat Shala, arkivues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB