I doli në mbrojtje Vinicius pas Benfica-Real Madrid, Sneijder: Kam marrë 4000 kërcënime me vdekje

25/02/2026 20:43

Përpara disa ditësh, Wesley Sneijder dha opinionin e tij në lidhje me atë që ndodhi në ndeshjen mes Benfica dhe Realit të Madridit duke kritikuar sjelljen e Gianluca Prestianni për fyerjet e supozuara raciste në drejtim të Vinicus dhe për faktin që e mbuloi gojën që të mos dëgjohej.

Ish mesfushori i Interit dhe Realit të Madridit dhe përfaqësueses holandeze tha se nëse kjo sjellje do të ndodhte te skuadra e tij do ta konsideronte të papranueshme dhe se kishte parë frikë në sytë e Prestiannit. ‘Dukej që e dinte se bëri një gabim të rëndë. Besoj se do të ketë pasoja-tha Sneijder që ishte në rolin e analistit në Ziggo Sport

Komentet e Sneijder shkaktuan reagime të forta, sidomos në Argjentinë. Në programin ‘Rondo’ ish futbollisti holandez zbuloi se kishte marrë me mijëra këcënime me vdekje. ‘Është një temë e tmerrshme. Kam marrë 4000 kërcënime me vdekje nga Argjentina javën e kaluar sepse shpreha opinionin tim-tha Sneijder-të gjithë kanë të drejtë të japin opinionin e tyre. Edhe ata që më kërcënuan e kanë një opinion. Edhe unë e jap opinionin tim në bazë të asaj që shoh’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB