“Nuk bëra asgjë të paligjshme”/ Bill Gates e pranon: Kam pasur dy lidhje jashtëmartesore me gra ruse. Udhëtimet me Epstein…
Dhjetëra dokumente të Federal Bureau of Investigation (FBI) nga hetimi për Jeffrey Epstein rezultojnë të mungojnë në dosjet e publikuara nga Department of Justice (DOJ), përfshirë tre intervista që lidhen me një grua e cila ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për ngacmim seksual dekada më parë.
Sipas një analize të CNN dyshohet se ka mospërputhje mes regjistrave të provave dhe materialeve të hedhura në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.
Sipas raportimit, një regjistër provash i dorëzuar avokatëve të bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, përfshin rreth 325 intervista të FBI-së me dëshmitarë. Por mbi 90 prej tyre, më shumë se një e katërta, nuk gjenden në materialet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë.
Mes dokumenteve që mungojnë janë edhe tre intervista të lidhura me një grua që ka deklaruar se Epstein e ka abuzuar seksualisht që në moshën 13-vjeçare dhe se më pas është ngacmuar seksualisht edhe nga Trump.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar pretendimet ndaj Trump si të rreme. Departamenti i Drejtësisë ka mohuar çdo fshirje dokumentesh, duke deklaruar se “Nuk kemi fshirë asgjë. Të gjitha dokumentet që i përgjigjen kërkesës janë dorëzuar.”
Sipas zëdhënësit, materialet e papublikuara janë kopje të dyfishta, dokumente të privilegjuara ose pjesë e një hetimi në vijim.
Çfarë përmbanin intervistat?
Gruaja në fjalë kishte kontaktuar FBI-në në korrik 2019, pak ditë pas arrestimit të Epstein. Ajo pretendon se ishte abuzuar në mënyrë të përsëritur në Karolinën e Jugut, pasi ishte punësuar si dado.
Trump i ka mohuar vazhdimisht çdo lidhje të paligjshme me Epstein apo çdo akuzë për abuzim.
Disa nga ‘viktimat’ e Epstein kanë deklaruar se nuk kanë arritur të gjejnë në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë intervistat e tyre me FBI-në.
Një prej tyre, Haley Robson, i ka kërkuar një gjyqtari federal sqarime për mungesën e dokumenteve, duke theksuar se mos publikimi i plotë përbën “një dështim thellësisht institucional”.
Ndërkohë, ekspertë ligjorë theksojnë se dokumentet e njohura si “302”, memorandume që përmbledhin intervistat e FBI-së, janë thelbësore për të kuptuar hetimin shumëvjeçar ndaj Epstein dhe Maxwell.
Departamenti i Drejtësisë ka publikuar mbi 3 milionë faqe dokumente që lidhen me çështjen Epstein, i cili vdiq në vitin 2019 në burg, ndërsa përballej me akuza për trafikim seksual.
Megjithatë, polemikat mbi transparencën dhe integritetin e publikimit vazhdojnë, ndërsa mbetet e paqartë nëse dokumentet e mungesës do të bëhen ndonjëherë publike.
Top Channel