Atalanta bëri mrekullinë, reagon Berat Gjimshiti: Pa fjalë…
Javën e fundit emri i Gianluca Prestianni përfundoi në qendër të kronikave sportive dhe jo vetëm. Për fat të keq, arsyeja është fyerja raciste e supozuar se ai ka thënë në drejtim të Vinicius në ndeshjen e parë të playoffit mes Benfica dhe Realit të Madridit.
UEFA pasi hapi një hetim vendosi ta pezullojë argjentinasin me një ndeshje edhe pse nuk janë gjetur prova subjektive kundër tij. Benfica nga ana e saj apeloi këtë vendim por pa sukses.
Pikërisht për këtë 20 vjeçari iu drejtua rrjetit social X duke shfryrë të gjithë pakënaqësinë e tij me një postim të cilin më pas e fshiu shumë shpejt. ‘Është e qartë se mund të gjuash me grusht kur topi është larg. Është e qartë se mund të dënosh dikë pa pasur prova. Tashmë as nuk mundohen më ta fshehin kur në mes është Reali i Madridit. Është një turp’-shkruante Prestianni në postimin e tij
Me këtë postim, Prestianni iu referua kontaktit me topin larg mes Samuel Dahl dhe Federico Valverde. Nga imazhet duket se uruguajani e godet me grusht mbrojtësin e Benfica. Por episodi nuk u kontrollua në VAR duke zemëriar argjentinasin
Top Channel