Islanda gati t’i bashkohet BE-së, kryeministrja: Do mbajmë referendum për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian
Administrata e Donald Trump ka ngritur një padi kundër New Jersey-t dhe guvernatorit të tij Mickey Sherrill, duke akuzuar autoritetet shtetërore për pengimin e zbatimit të politikës federale të imigracionit.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi se apeli ka të bëjë me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar së fundmi nga guvernatori, i cili u ndalon agjentëve federalë të ICE-së të kryejnë arrestime në prona shtetërore.
Në padi thuhet se urdhri i guvernatorit përbën një pengim të palejueshëm të ligjit federal të imigracionit, ndërsa departamenti argumenton se shteti nuk mund të ndërhyjë në operacionet për identifikimin dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm.
“Agjentët federalë rrezikojnë jetën e tyre për të mbajtur banorët e New Jersey-t të sigurt, megjithatë udhëheqësit e vendit miratojnë politika të hartuara për të penguar dhe rrezikuar zbatimin e ligjit.
Shtetet nuk duhet të lejohen të ndërhyjnë qëllimisht në përpjekjet tona për të larguar emigrantët e paligjshëm dhe për të kapur kriminelët. Politikat e “strehës” së New Jersey nuk do të tolerohen”, deklaroi departamenti.
Top Channel