43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: Nuk i duam
Kërkesa e Donald Trump që ish-këshilltarja e sigurisë kombëtare e SHBA-së, Susan Rice, të hiqet nga bordi i drejtorëve të Netflix, mes “betejës” së vazhdueshme me Paramount për blerjen e Warner Bros Discovery, u refuzua nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ted Sarandos.
Presidenti amerikan, në një postim në platformën Truth Social, e quajti Susan Rice një “mashtruese politike”, duke miratuar një qëndrim të mëparshëm nga aktivistja e ekstremit të djathtë Laura Loomer, e cila kishte akuzuar Netflix se ishte “jo-amerikane” për shkak të marrëdhënies së tij me Rice. Rice që shërbeu si këshilltare e sigurisë kombëtare gjatë mandatit të dytë të Presidentit Barack Obama, ishte anëtare e bordit të drejtorëve të Netflix nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe u rikthye në vitin 2023, pasi shërbeu në administratën e Joe Biden.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet ta anulojë bashkimin”, shkroi më vonë Loomer në X, duke i bërë thirrje në thelb presidentit që ta bllokonte marrëveshjen.
Në një intervistë me BBC-në, Sarandos minimizoi ndërhyrjet e Trump. “Kjo është një marrëveshje biznesi. Nuk është një marrëveshje politike”, tha ai. “(Trump) pëlqen të bëjë shumë gjëra në mediat sociale.”
Postimi në Twitter i presidentit amerikan është i fundit në një seri ndërhyrjesh mbi marrëveshjen që po riformëson industrinë e medias. Në dhjetor, ai tha se do të “përfshihej” në procesin e shqyrtimit, vetëm për ta tërhequr atë në fillim të këtij muaji, duke i thënë NBC se nuk do të ndërhynte në mosmarrëveshjen e ashpër mbi blerjen. Në qendër është oferta prej 83 miliardë dollarësh e Netflix për Warner Bros Discovery, e cila po sfidohet nga Paramount Skydance, kompania mëmë e CBS, e cila kontrollohet nga familja Ellison, miqësore me Trump. Përballja ka shkaktuar lobim intensiv në Uashington, ndërsa kompanitë e përfshira kërkojnë të forcojnë ndikimin e tyre.
Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po shqyrton blerjen e propozuar nga Netflix, duke shprehur shqetësime se një marrëveshje e tillë mund t’i japë asaj fuqi monopoli në tregun e transmetimit. Sarandos dëshiron kontakt të drejtpërdrejtë me Trump.
Sarandos ka kërkuar tashmë kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin. Sipas Bloomberg, të dy burrat u takuan në nëntor, me drejtorin e Netflix që i prezantoi Trump përfitimet e mundshme financiare të marrëveshjes. “Po blejmë asete që nuk i kemi sot”, tha ai për BBC-në. “ Po blejmë një studio dhe një kompani shpërndarjeje që nuk i kemi. Do t’i shtojmë vlerë tregut.”
Ai theksoi gjithashtu se “kanë mbetur pesë studio të mëdha në Hollywood” dhe se, nëse marrëveshja me Paramount miratohet, do të mbeten katër. “Industria do të jetë shumë më e vogël nën atë pronësi”, tha ai, duke u përpjekur ta portretizojë propozimin e tij si më të balancuar për konkurrencën.
Top Channel