Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Tarifat e reja globale të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë hyrë në fuqi me një normë prej 10%, më e ulët se sa ishte paralajmëruar fillimisht.
Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë e SHBA bllokoi shumicën e tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura më parë, duke e detyruar administratën të rishikojë qasjen e saj.
Sipas dokumenteve zyrtare, norma prej 10% ka hyrë në fuqi që nga e marta, pavarësisht deklaratave të mëparshme të Trump për një tarifë globale prej 15%. Shtëpia e Bardhë nuk ka lëshuar ende një direktivë për rritjen e normës.
Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Trump mbështetet në Seksionin 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon presidentit të vendosë tarifa për 150 ditë pa miratimin e Kongresit. Sipas administratës, masa synon të adresojë “problemet themelore të pagesave ndërkombëtare” dhe të ribalancojë marrëdhëniet tregtare në favor të punëtorëve, fermerëve dhe prodhuesve amerikanë.
Trump ka argumentuar se tarifat janë të nevojshme për të ulur deficitin tregtar të SHBA-së. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se deficiti është zgjeruar me 2.1% krahasuar me vitin 2024, duke arritur në rreth 1.2 trilionë dollarë.
Të premten, Gjykata e Lartë e SHBA vendosi se presidenti kishte tejkaluar autoritetin e tij duke përdorur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA) të vitit 1977 për të vendosur tarifa të gjera. Vendimi hap rrugën për kërkesa të mundshme për rimbursime miliardëshe nga bizneset.
Top Channel