Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

24/02/2026 15:46

Një tjetër përpjekje e mbetur në tentativë për të vendosur një stol përkujtimor për Martin Canin, brenda shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari i ndjerë u shkollua, deri në momentin që jeta e tij u ndërpre në mes nga vrasja që erdhi nga duart e bashkëmoshatarit të tij.

Ëngjëll dhe Florina Cani, prindërit e Martinit, sot u përballën sërish me zhgënjim, pasi nga drejtoria e shkollës nuk u lejua që stoli që mban pllakën me foton e djalit të tyre, të vendoset në oborrin e shkollës.

Kërkesa për një stol përkujtimor për Martin Canin në shkollën “Fan Noli” ishte miratuar nga zyra arsimore Tiranë, edhe pse kjo e fundit kish sqaruar se kompetenca për vendosjen e objekteve në ambientet e institucioneve arsimore i përket Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kësisoj një tjetër kërkesë u dërguar në Bashkinë e Tiranës, e pas komunikimeve të aktivistëve që janë marrë me këtë cështje që në krye të herës, Bashkia i kishte lajmëruar për një dakortësi të tillë, ndaj dhe sot ishin pikërisht punonjësit e këtij institucioni që sollën stolin, por u përballën me dyert e mbyllura të shkollës.

Një tjetër refuzim, ndonëse ju kërkua që të rikthehen ditën e shtunë.

Me zemrat që ende dhembin fort për humbjen e djalit të tyre, prindërit e Martinit u larguan pa folur, me shpresën e fikur për vendosjen e përkujtimores së Martinin në shkollë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB