Inter, Klinsmann kujton përmbysjen ndaj Aston Villas: Ajo ndeshje tregon se duhet durim…
Presidenti i Benfica, Rui Costa nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për vendimin e UEFA për të pezulluar përkohësisht Gianluca Prestianni, që gjithsesi udhëtoi me skuadrën e tij për në Madrid në pritje të vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA për apelin e bërë nga klubi luzitan.
Përpara se të udhëtonte drejt kryeqytetit spanjoll, në një intervistë për median në aeroport, Rui Costa foli për ndeshjen por edhe për rastin Prestianni.
‘Nuk është e nevojshme që të themi se sa e vështirë është kjo ndeshje-tha Rui Costa-ambicia dhe bindja jonë janë të palëkundura. Do të luajmë kërë përballje me të gjitha forcat dhe ambicien tonë. Kemi edhe çështjen Prestianni në mes të gjithçkaje. Bëmë apelimin sepse nuk është provuar asgjë dhe nuk ka asnjë justifikim që të mos përdoret’
Kreu i Benfica foli edhe për aksionin e Valverdes ndaj Dahl që u dërgua në UEFA si protestë për ta hetuar por që në fund nuk u ndëshkua. ‘Po flasim për dy raste të ndryshme-tha Rui Costa-nuk duam të përdorim incidentet e tjera për rastin e Prestiannit, por kishte një agresion të qartë nga ana e Valverdes. Nuk isha në fushë për të ditur se çfarë u tha e çfarë jo. Besojmë fjalët e futbollistit tonë. I njohim futbollistët që kemi. Prestianni mund të jetë gjithçka përveçse racist’.
Rui Costas nuk i pëlqen që Benfican ta përkufizojnë si një klub racist.
‘Ku bazohen kritikat?-shtoi presidenti i klubit luzitan-gjatë gjithë historisë, Benfica ka qenë një shembull i gjithëpërfshirjes, që i ka thënë jo racizmit. Simboli më i madh i këtij klubi është një futbollist afrikan. Benfica është një shembull i gjithëpërfshirjes. Ka pasur një incident që po analizohet. Po bashkëpunojmë në maksimum. Benfica nuk lëkundet kurrë kur bëhet fjalë për racizmin. Jemi shembull i integritetit. Është e dukshme që ka pasur bisedime me të gjithë. Kjo situatë është jokomode për të gjithë. Prestianni nuk është racist, po të ishte i tillë nuk do të përfaqësonte Benfica. I besojmë futbollistit tonë, do të isha i pari ta sinjalizoja nëse ai do të ishte racist. Benfica po mbron futbollistin e saj që është ndjerë i fyer në ditët e fundit. Benfica do të mbështesë Prestianni. Nuk ka asnjë provë. Prestianni nuk është racist, për këtë ju garantoj. Nuk është racist dhe po dënohet për një akt racizmi’.
Top Channel