Majmuni i vogël “Punch” që përloti botën, pse nënat braktisin këlyshët e tyre?

24/02/2026 10:26

Një këlysh majmuni në Japoni ka fituar zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi videot e tij duke u përndjekur nga majmunët e tjerë dhe braktisur nga nëna u bënë virale.

Japanese macaque i quajtur Punch lindi në korrik të kaluar në Ichikawa Zoo. Kujdestarët e kopshtit zoologjik i dhanë një lodër prej pelushi në formë orangutani, për t’i dhënë ngushëllim pasi u braktis nga nëna. Pa mbështetjen e nënës për t’u integruar në tufë, Punch është ngushëlluar te lodra. Ai është filmuar disa herë duke u tërhequr zvarrë dhe ndjekur nga majmunë më të rritur brenda rrethimit.

Në pamjet e para shihet i vetëm, duke e shtrënguar lodrën ndërsa përndiqej, ndërsa më vonë një majmun tjetër e ka pastruar dhe qetësuar përkohësisht. Ekspertët e primatologjisë thonë se braktisja e këlyshëve nuk është e zakonshme, por mund të ndodhë kur nëna është e re, shëndeti i kafshës është i rrezikuar ose kushtet mjedisore janë stresuese. Sipas Alison Behie, nëna e Punch-it ishte për herë të parë nënë dhe kafsha ka lindur gjatë një vale të nxehti, gjë që mund të ketë ndikuar në vendimin e saj.

Kujdestarët e kopshtit zoologjik kanë provuar edhe alternativa të tjera për ngushëllimin e Punch-it, përfshirë peshqirë të mbështjellë, por lodra në formë majmuni duket se i ka dhënë ndjesinë e sigurisë dhe mundësinë për t’u integruar më vonë në tufë. Për shkak të vëmendjes së madhe, vizitorët kanë shtuar ndjeshëm praninë e tyre në kopsht, duke detyruar autoritetet të vendosin barriera më të forta dhe të kërkojnë respektim të rregullave për fotografim dhe qetësi.

Carla Litchfield, psikologe e ruajtjes së natyrës, theksoi rëndësinë e këtij rasti për ndërgjegjësimin mbi humbjen e habitatit, ndryshimet klimatike dhe mirëqenien e kafshëve në kopshte zoologjike. Ajo paralajmëroi gjithashtu kundër trafikut të paligjshëm të këlyshëve si kafshë shtëpiake, duke theksuar se majmunët janë qenie shoqërore që kanë nevojë për komunitetin e tyre./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB