Katër vjetori i agresionit rus në Ukrainë, Spiropali: Terrori nuk mund ta mposhtë lirinë, Shqipëria mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas

24/02/2026 10:05

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka folur për katër vjetorin e luftës në Ukrainë, ku shprehet se terrori nuk mund ta mposhtë lirinë.

Përmes një postimi në platformën X, ajo thotë se Shqipëria mbështet popullin e Ukrainës.

Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.

Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.

Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm.

Ukraina nuk është vetëm!“, shprehet Spiropali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB