Jepet pretenca për ish-shefin e qarkullimit rrugor, SPAK kërkon dënimin me 4 vite heqje lirie
24/02/2026 17:12
SPAK ka relatuar konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e qarkullimit rrugor, Roven Zeka.
SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar ka kërkuar 2 vite e 8 mua burg.
Në aplikim të nenit 59, përfundimisht jepen 3 vite shërbim prove. I njëjti dënim është kërkuar edhe për Sokol Navakun ndërsa për të pandehurin tjetër Bledi Belba, është kërkuar 1 vit e 6 muaj burg.
Roven Zeka, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, akuzohej për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim.
Top Channel