Ish-lojtari i Milanit që “fundosi” Interin: Ishte një mbrëmje fantastike për ne…
24/02/2026 23:40
Jens Petter Hauge ishte një nga figurat kryesore në fitoren e Bodo/Glimt në San Siro, e cila i kushtoi Interit eliminimin nga Liga e Kampionëve.
“Këto ishin dy ndeshje të pabesueshme për ne, e dinim se do të ishin të vështira kundër një skuadre fantastike. Tani jam shumë i lumtur; kemi shumë besim në projekt dhe po e provojmë këtë edhe në Ligën e Kampionëve. Ne jemi një skuadër e përbërë nga shumë lojtarë vendas, ky udhëtim na bën krenarë. Ne punojmë shumë për njëri-tjetrin; sonte ishte një mbrëmje fantastike”, tha ish-lojtari i AC Milan për Sky.
Top Channel