Interi luan mbrëmjen e kësaj të marte ndeshjen e kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve me Bodo/Glimt me skuadrën zikaltër që do të duhet të përmbysë humbjen 3-1 të pësuar në Norvegji. Një situatë kjo që sjell në mendjen 7 nëntorin e vitit 1990 kur Interi përmbysi Aston Villan pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë dhe një prej protagonistëve të asaj nate ishte Jurgen Klinsmann që e kujtoi atë në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’.

‘Është një prej ndeshjeve që nuk do të harroj kurrë, përmbysja më e madhe në karrierën time-tregon Jurgen Klinsmann-Pas ndeshjes së parë askush nga ne nuk mendonte se do t’ia dilnim mbanë, përkundrazi, ishim të bindur për të kundërtën. Gjithnjë nisesh nga optimizmi që të bind se mund të bësh gjëra të mëdha. Për pjesën tjetër meritën e kishin tifozët në stadium sepse ishte një atmosferë thjesht e pabesueshm. Ajo ndeshje tregon se duhet të kesh durim dhe nuk është e nevojshme t’i shënosh menjëherë të gjithë golat e nevojshëm’

Në sfidën e kësaj të marte, Interi nuk do të ketë Lautaro Martinez, por Klinsmann beson te Pio Esposito.

Pio Esposito është tashmë i afirmuar, pavarësisht rolit që do të ketë deri në fund të  sezonit-shtoi Klinsmann-hyn gjatë ndeshjes apo luan nga minuta e parë, ky djalë ka lënë të kuptoje se çfarë brumi ka. Mund të shpresojmë  që të jetë ai njeriu i fatit dhe i kualifikimit, por shpresojmë sidomos që të mund të rritet akoma, është vërtet një lider pavarësisht se është 20 vjeç. Por unë pres të njëjtin lidership edhe nga Barella, Bastoni dhe Dimarco. Është aksi italian që në një ndeshje si kjo duhet të rrisë nivelin dhe të marrë përdore të gjithë skuadrën. Ndaj Bodos duhet edhe të bërtasësh, të ndezësh publikun, nëse ka një stadium ku ndodhin mrekulli, ai është San Siro’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB