Martinez flet hapur: Ronaldo është më i miri i historisë, s’kam punuar kurrë më parë me një futbollist si ai
Te Kombëtarja shqiptare puna për ndeshjen e gjysmëfinale të playoffit të Botërorit 2026 ndaj Polonisë po intensifikohet gjithnjë e më shumë.
Në javët e fundit, trajneri Sylvinho bashkë me stafin e tij teknik kanë ndjekur disa ndeshje të Kategorisë Superiore për të monitoruar nga afër futbollistët që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Mes ndeshjeve të ndjekura prej tyre kanë qenë edhe sfidat Dinamo-Vllaznia dhe Egnatia-Dinamo.
Po kështu stafi teknik kuqezi dhe trajneri brazilian kanë qenë të pranishëm edhe në disa ndeshje të zhvilluara në arenën ndërkombëtare. Kështu ata ndoqën sfidën e Europa League mes Portos dhe Glasgoë Rangers të Nedim Bajramit për të parë formën e futbollistit kuqezi. Në Itali, stafi teknik i Kombëtares ishin të pranishëm në ndeshjen mes Lazios dhe Atalantës, skuadra ku aktivizohen dy titullarë të skuadrës sonë përfaqësuese, Elseid Hysaj dhe Berat Gjimshiti. Gjatë qëndriumit në Itali, Sylvinho takoi Gjimshitin, ndërsa me Elseid Hysaj ai u takua në ambientet e FSHF, takime këto që ishin në kuadër të komunikimit me kapitenët e ekipit përpara sfidës me Poloninë.
Në javët në vijim, stafi teknik i kombëtares shqiptare ka në plan që të ndjekë nga afër edhe lojtarë të tjerë kuqezi në ndeshjet e tyre me klubet respektive në që të vlerësohet në detaje gjendja fizike dhe forma e secilit prej tyre.
Top Channel