Presidenti i Benfica kundër vendimit të UEFA: Prestianni nuk është racist…po rasti i Valverdes?
Achraf Hakimi është dërguar për gjykim me akuzën e përdhunimit dhe është avokati i mbrojtësit të Paris Saint Germain ai që e konfirmoi këtë lajm. Futbollisti maroken është akuzuar nga prokuroria e Nanterre se ka përdhunuar një vajzë në vitin 2023, me futbollistin që gjithnjë është mbrojtur me tezën e shantazhit për qëllime përfitimi financiar.
‘Sot një akuzë përdhunimi është e mjaftueshme për të justifikuar një proces, edhe pse unë mohoj dhe se gjithçka është false-shkruante vetë Hakimi në rrjetin social X-e pres këtë proces gjyqësor me qetësi që do të lejojë të vërtetën të dalë publikisht’
Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, hetimet gjyqësore zgjatën 3 vjer dhe janë kontestuar me forcë. Një proces ishte kërkuar nga prokuroria e Nanterre edhe në 1 gusht të 2025. Akuzat lindën kur një vajzë u paraqit në stacionin e policisë së Nogent-sur-Marne në 25 shkurt të 2023 për të bërë denoncimin kundër futbollistit. Ajo deklaroi se shkoi në shtëpinë e tij një ditë më parë rreth orës 01:15 dhe aty u sulmua seksualisht. Hakimi gjithnjë ka mohuar çdo akt seksual, duke pranuar vetëm përqafimet dhe puthjet konsensuale. Në deklaratën finale prokuroria pohoi se skena e përshkruar nga vajza ishte koherente me zhvillimin dhe zgjatjen e ngjarjes, me mesazhet që viktima ia kishte dërguar mikes së saj. Mësohet se sipas shkëmbimeve të mesazheve që ishin në zotërim të prokurorisë, vajza ishte hapur me një prej miqve të saj më të ngushtë, thuajse në kohë reale.

Top Channel