Deklaratat e ambasadorit të SHBA për rritjen e rasteve të dhunës në Francë, Parisi “ngrin” marrëdhëniet me babanë e Jared Kushner

24/02/2026 11:28

Ministria e Jashtme e Francës ka kërkuar që përfaqësuesi amerikan Charles Kushner, babai i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, të mos ketë më akses direkt te ministrat francezë.

Sipas BBC, arsyeja lidhet me rritjen e dhunës në vend.

Kushner ishte thirrur të takonte ministrin e Jashtëm Jean-Noel Barrot të hënën në mbrëmje, por nuk u paraqit. Ai deklaroi se kishte një angazhim tjetër dhe dërgoi një zëvendës nga ambasada amerikane.

Ministria franceze reagoi ashpër, duke e akuzuar për “moskuptim të kërkesave bazë të misionit ambasadorial” dhe kërkoi që Kushner të mos ketë më qasje direkte te ministrat.

Kontesti diplomat u shkaktua nga një postim i ambasadës amerikane në Francë në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e Quentin Deranque, një student 23-vjeçar i vrarë në Lyon pas një sulmi nga një grup i maskuar. Ambasada paralajmëroi për një “rritje të ekstremizmit të majtë të dhunshëm” në Francë, një deklaratë që duket se ka zemëruar qeverinë franceze.

“Refuzojmë çdo përdorim të kësaj tragjedie, që ka përfshirë një familje franceze në dhimbje, për qëllime politike. Nuk kemi asnjë mësim për të marrë nga reagimi ndërkombëtar për këtë çështje dhune.”, shprehet ministria.

Gjithashtu, gjashtë persona janë akuzuar për përfshirje në sulmin ndaj Deranque, ndërsa një asistent parlamentar i partisë France Unbowed (LFI), e udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon, është akuzuar për bashkëpunim. Mélenchon ka mohuar çdo lidhje të partisë së tij me ngjarjen dhe ka dënuar çdo formë dhune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB