Champions League/Drejt Juventus-Galatasaray, Kelly: Duhet të jemi gati…
Galatasaray rikuperon Victor Osimhen për sfidën me Juventusin në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi nigerian nuk ishte në fushën e lojës në fundjavë në ndeshjen me Konyaspor që Galatasaray e humbi me rezultatin 2-0 për shkak të një problemi në gju, ndërkohë që në Turqi u përhapën edhe zërat se futbollisti nuk kishte marrë pagat nga klubi i tij.
Por pasditen e kësaj të marte, Galatasaray publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Juventusin dhe mes të përzgjedhurve nga Okan Buruk figuron edhe emri i Victor Osimhen, që do të thotë se nigeriani do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij.
Nuk dihet nëse sulmuesi do të luajë në këtë ndeshje si titullar, por nëse ai nuk do të jetë në gjendjen më të mirë, nga minuta e parë do të luajë Yilmaz që në ndeshjen e parë ishte një kërcënim për mbrojtjen juventine, që do të pozicionohet si qendërsulmues, ndërsa Icardi pritet të nisë sërish këtë ndeshje që nga stoli.
Por bardhezinjtë duhet të tregojnë kujdes edhe me Sane, që tashmë është gati të luajë si titullar dhe gjithnjë i rrezikshëm në këto netë të Ligës së Kampioneve.

Top Channel