Drejt playoff-it të Botërorit, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik ndjekin nga afër futbollistët kuqezinj
Gjermania i kërkon FIFA garanci për Botërorin 2026. Shqetësimi është ngritur nga koordinatori i turizmin në qeverinë gjermane, Christoph Ploss pas trazirave të ditëve të fundit që kanë shpërthyer në Meksikë. Kujtojmë se Meksika është një prej vendeve organizatore të Botërorit 2026 bashkë me Kanadanë dhe SHBA.
‘FIFA, në bashkëpunim me qeveritë e Kanadasë, SHBA dhe Meksikës, duhet të garantojnë se tifozët nuk do të jenë në rrezik dhe se vendet organizatore të respektojnë normat e sigurisë-tha politikani i CDU për të përditshmen Handelsblatt.
Meksika është pushtuar nga një valë dhune në ditët e fundit pas vrasjes së bosit të drogës Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes në një operacion ushtarak me qeverinë meksikane që ka angazhuar 10 mijë ushtarë në total. Kanë shpërthyer revolta në 20 nga 32 shtetet, ku ajo që është goditur në mënyë të veçantë, është pikërisht Guadalajara, një prej qyteteve pritëse të Kupës së Botës.
Gjermania do të luajë fillimisht 3 ndeshjet e saj në grup në SHBA dhe Kanada, por rrugëtimi i saj mund të kalojë edhe në Meksikë. Ploss nënvizoi se mbrojtja e turistëve gjermanë është një prioritet shumë i madh për qeverinë gjermane. Pra situata në vendet organizatore të Botërorit do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe turistët do të informohen vazhdimisht. ‘Turistët që duan të shkojnë në Kupën e Botës, mund të gjejnë informacionet para kohe në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme-pohoi Ploss.
Top Channel