Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar: Faktori kryesor i prishjes së rrugës, sasia e reshjeve

24/02/2026 20:19

Në konferencën për mediat, Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar tha se një nga faktorët kryesorë të dëmtimit të rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, ishin sasia e reshjeve.

Ai u shpreh se Shërbimi Gjeologjik do të kryejë të gjithë ekspertimin dhe analizat e nevojshme për t’i sugjeruar më pas autoriteteve një zgjidhje.

“Sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme. Është një fenomen që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave, dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës.

Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë, dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë”– tha Bylyku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB