Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci
Ndërtimi i një rruge të re në krah të lumit Shkumbin pritet të zhbllokojë juglindjen.
Në mbledhjen e së martës së Këshillit Teknik mes ARRSH-së dhe Hekurudhës, me këshillimin e gjeologëve dhe projektuesve, u vendos se në aksin Librazhd–Përrenjas do të realizohet një segment i përkohshëm për të mundësuar qarkullimin e automjeteve. Gjithashtu, në vendimmarrje parashikohet edhe prishja e urës ekzistuese, e cila pati shembje masive.
“Do të ndërtohet një rrugë alternative përgjatë hekurudhës, në shtratin e lumit Shkumbin. Nuk ka ende një afat, sepse është minimalisht 1.3 km e gjatë. Do të bëhet edhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale. Aksi Librazhd–Përrenjas kërkon stabilitet”, u shpreh Ami Kozeli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, përfaqësuesit shtetërorë analizuan arsyet që shkaktuan çarjen e rrugës dhe rrëshqitjen e urës, që sipas tyre lidhen me shkaqe natyrore, si pasojë e reshjeve të pandërprera dhe me volum të lartë.
“Në kilometrin 103, në Dragostinjë, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së lumit Shkumbin, kemi pasur problematika të shtuara në këtë kilometër. Masivi i asaj zone është aktivizuar 30 vjet më parë. Ky masiv, i ngarkuar nga shirat e këtyre katër muajve, bëri të mundur aktivizimin e planit rrëshqitës”, u shpreh Ergys Verdho, përfaqësues i Hekurudhës Shqiptare.
Institucionet deklaruan në grup koordinimin e masave dhe gatishmërinë e të gjitha strukturave në terren në përgjigje të emergjencës në aksin Librazhd–Përrenjas.
Top Channel