Turqi, futbollistët shpëtojnë pulëbardhën e goditur nga topi…por humbasin ndeshjen
Në një kampionat, çdo fundjavë ndodh me të vërtetë gjithçka, lista e të pakënaqurve është e gjatë dhe e ndryshme. Nuk ka asnjë skuadër nga Interi e më poshtë që nuk është ankuar për punën e arbitrit dhe sistemit VAR në këtë sezon dhe që në njëfarë mënyrë nuk është dëgjuar. I fundit në radhë është Napoli, që pësoi humbje në Bergamo që mund të komplikojë garën e tij për një vend në zonën Champions dhe që është kushtëzuar nga arbitri Chiffi që është pezulluar. Atëherë çfarë?
Atëherë, De Laurentiis mori në telefon Gravinën për t’u ankuar për situatën, e sidomos për të shfrytëzuar mundësinë dhe të drejtojë një revolucion që tani si kurrë më parë është e nevojshme.
Sipas asaj që publikohet të ‘Il Mattino’, objektivi i presidentit të klubit kampion të Italisë është që ashtu sikurse në Serie C, të aplikohet sistemi VAR me kërkesë. Dy për çdo skuadër, për të këshilluar arbitrin në rast të një gabimi të mundshëm, që të shkojë të rishohë aksionin. Është një drejtim që me dashje apo jo, ka shumë mundësi që të ndërmerret edhe pse testi i kryer në Serie C, vështirë se mund të matet me realitetin e një kampionati si Serie A ku interesat ekonomike janë shumë më të larta.
Sigurisht që për këtë temë do të flitet shpejt. Do të ketë një takim mes presidentëve, trajnerëve dhe kapiteneve të skuadrës dhe shefit të arbitrave. Do të jetë një moment për të diskutuar dhe për të tentuar në arritjen e një zgjidhjeje për sezonin e ardhshëm që të kënaqë të gjithë, apo të paktën të mos e lërë shumicën të pakënaqur. A është zgjidhje sistemi VAR me kërkesë? Vështirë të thuhet, por është rruga ku Napoli do të kërkojë të udhëheqë klubet e tjerë më të rëndësishëm. Po protokolli? Edhe ai do të duhet të rishikohet, thjeshtëzohet dhe të bëhet më i qartë.
Napoli është i fundit klub i zemëruar. Milani ngriti zërin te drejtuesit e AIA, të njëjtën gjë bëri Juventus pas rastit Kalulu në ndeshjen me Interin në San Siro, për Romën shumë herë është shprehur Gasperini. Të gjithë të bashkuar njëherë të vetme për të kërkuar një ndryshim radikal. Mbetet për t’u pare nëse kjo do të ndodhë apo jo.
Top Channel