“Përmendi nismën e PS për heqjen e imunitetit”/ Gazetarja zbardh në “Top Story” se çfarë ka deklaruar kreu i SPAK gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

23/02/2026 21:40

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në Top Story, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbuluar se çfarë ka deklaruar drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura. Hoxha tha se Braho ka komentuar edhe nismën e PS për heqjen e imunitetit.

“Interesante ka qenë ndërhyrja e kryeprokurorit Klodian Braho, ku ka hequr dy paralele, ku është kërkuar dhe përsëritur marrja e autorizimit për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Z.Braho ka përmendur faktin publik, teksa deputetët e maxhorancës kanë insistuar për pezullimin nga detyra. Ai është shprehur se nga faktet e bëra publike, Gjykata Kushtetuese është shprehur, por ka shtuar z.Braho, Balluku vazhdon të shkojë në detyrë përderisa nuk është zbardhur vendimi.

Braho ka hequr paralele sa i takon anës tjetër, të ndërhyrjes në Kodin e Procedurës Penale, që është propozuar së fundmi, që ka ngelur pezull për imunitetin e ministrit. E ka përmendur edhe këtë propozim z.Braho, duke thënë se jo vetëm është fakt që Z.Balluku shkon në punë, por edhe emërimet janë personale të zonjës Balluku. Për shkak të hetimeve nuk mjafton vetëm pezullimi, prandaj nuk kanë qenë dakord me sugjerimin e maxhorancës”, është shprehur Hoxha në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB