“Nuk do të jepet një dënim i tillë”/ Vendimi për Ballukun, Karamuço në ‘Top Story’: 35 vite burg nuk dënohen as vrasësit 

23/02/2026 21:59

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ është shprehur se, bazuar në faktet penale, përllogaritja e dënimit në total mund të shkojë deri në 35 vite burg për çështjen Balluku, por sipas tij, nuk do të jepet një dënim i tillë.

Sipas Karamuços, një dënim me 35–40 vite burg nuk është dhënë as për një vrasje.

“Llogariten 7–8 fakte penale të përsëritura. Secili prej tyre parashikon një dënim deri në 5 vite burg. Në një përllogaritje të thjeshtë, shuma mund të shkojë nga 35 deri në 40 vite burg. 35 vite është maksimumi bruto, por këtë e vlerëson gjykata.

Bëhet fjalë për një përllogaritje që lidhet me faktin penal të kryer në mënyrë të përsëritur, jo se do të jepet domosdoshmërisht një dënim i tillë. Ne nuk kemi dhënë dënime me 35 vite burg as për vrasje, jo më për këtë rast”, u shpreh Karamuço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB