Menjëherë pas shkarkimit të Ardian Nuhiut, Tirana ka zyrtarizuar në krye të stolit bardheblu Orges Shehin.

Ish-tekniku që u shpall kampion me kryeqytetasit në sezonin 2021/22 rikthehet dhe njëherë në krye të ekipit bardheblu, kësaj radhe me misionin e mbijetesës

“Mirësevjen në shtëpi, Orges Shehi!

Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.

Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.

Historia jonë e përbashkët flet vetë: Titulli kampion, Superkupa e Shqipërisë, një identitet i fortë bardheblu. Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!”, shkruan Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB