Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur në takim të hënën, Peter Sorensen, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosova – Serbi.
Ai e njoftoi Sorensenin, se tash dialogu do të udhëhiqet nga MPJD-ja, duke e bërë kështu Glauk Konjufcën, kryenegociator në procesin e negociatave.
“Gjatë takimit, z. Konjufca e informoi z. Sørensen se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm“, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në takim Konjufca nënvizoi se “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”.
Top Channel