Formula 1/ Makina e Sigurisë e fundit kontrovers te Botërorit 2021 del në shitje…për 700 mijë euro
Ka makina që i përkasin një epoke. Dhe ka makina të tjera që sapo i ndez motorin arrijnë akoma të të imponohen me të njëjtin autoritet si dikur. Është ky rasti i Red Bull RB7 që këtë fundjavë ‘hyri në aksion’ në San Francisco edhe pse jo gjithçka duket se shkoi sipas planeve.
Në timon ishte Yuki Tsunoda që u kthye të drejtojë një makinë të Formula pas muajsh të tërë jashtë vëmendjeje. Edhe pse nuk është më titullar, piloti japonez vazhdon të jetë në kontratë me Red Bull Racing, që e zgjodhi për një shfaqje për të festuar të kaluarën fituese të skuadrës.
RB7 nuk është një njëvendëshe çfarëdo; me të Red Bull fitoi titullin në vitin 2011 duke hapur një epokë të re teknike dhe sportive dhe rishfaqja e saj me motorin V8 të saj ndezi entuziazmin e publikut amerikan
Çfarë frike
Në castet e fundit, Tsunoda vendosi të mbyllë spektaklin me një rrotullim, rituali klasik i ekzibicionit. Por diçka shkoi përtej skenarit sepse përveç tymit të gomave u shfaq diçka akoma më shqetësuese në pjesën prapa, pasi motori mori flakë. Piloti doli nga makina menjëherë, ndërkohë që ndihma e shpejtë ndërhyri për shuarjen e flakëve. Për fat të mirë ky episod nuk pati pasoja për Tsunodën dhe nuk pati dëme në njerëz e strukturë, por makina historike e titullit botëror do të ketë nevojë për riparime.
Top Channel