Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë/ Hungaria vendos veton prej naftës, BE del ‘huq’ në 4-vjetorin e luftës
Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura SPAK ka konfirmuar se gjendja procedurale e Ballukut është rënduar, ndërsa ka rrezik të prishë prova e të kryejë krime të tjera. Por gjithashtu për SPAK janë intimiduar dy dëshmitarë në nëntor të vitit të kaluar duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
Në “Top Story”, gazetari Anri Bala u përplas me Oerd Bylykbashi, duke pyetur deputetin e PD-së nëse mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve ishte ligjore apo jo.
Pjesë nga debati-
Bala: A është ligjore kjo mbledhja që po bëjnë këta aty? Se po thonë që kanë bërë retorikë që Rama po mbron znj. Balluku. Nga një coco-jumbo i PD-së e pranoj. Nga një jurist nuk e pranoj dot, sepse nëse e thotë një jurist që ka rënë pushteti legjislativ dhe ky po e mbron. Nëse z.Bylykbashi më thotë që ka akuza të reja, ma shpjegon dot si po e mbron Rama. Është një tip mekanizmi që edhe Bylykbashi po e përdor. Edhe këta kur duan janë avokatët më të mirë të SPAK.
Bylykbashi: Ma bëj edhe njëherë pyetjen e parë?
Bala: A është ligjor mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Bylykbashi: E ke lexuar ndonjëherë rregulloren ti?
Bala: Jo nuk e kam lexuar. Nuk kam nevojë as për përgjigje se është pyetje retorike.
Bylykbashi: Retorike ta pranoj.
Bala: Pse ishit vetëm katër veta sot?
Bylykbashi: Ore, ku ke qenë sot ti?
Bala: Isha në plazh. Erdha dhe po ndiqja mbledhjen.
Top Channel