“Cënohet liria e shprehjes së deputetëve”, Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve parlamentare

23/02/2026 16:01

Gjykata kushtetuese vendosi të shfuqizojë si të papajtueshëm ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare që nga tetë përfunduan në 11 të tilla, të ndara së fundmi ku u veçua arsimi me kulturën, bujqësia me tregtinë dhe transportin.

Ndërsa ishin bashkuar me rregulloren e re që zhbëhen nga gjykata kushtetuese Komsioni i Integrimit Europian me komisionin për politikat e jashtme. Gjykata e gjeti si antikushtetues ndryshimin e beftë të rregullores që ribëri komisionet parlamentare dhe urdhëroi anulimin e vendimit të 16 shtatorit 2025.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ky vendim ndryshoi një rregullore të Kuvendit që ishte në fuqi prej vitit 2004.

Me ndërhyrjen e kushtetueses kjo strukturë e re e komisioneve parlamentare bie por gjithsesi bëhet i zbatueshëm 30 ditë mbasi të botohet në fletoren zyrtare. E vënë në lëvizje nga deputetë të partisë demokratike që ngritën shqetësimin për ndryshime të njëanshme të rregullores prej mazhorancës, Gjykata Kushtetuese e gjeti të bazuar cënimin e parimit të demokracisë përfaqësuese për sa kohë gjatë thirrjes së mbledhjes së kuvendit që u bë me procedurë të përshpejtuar, deputetëve demokratë nuk ju dha e drejta e fjalës.

Ky moment konsiderohet nga gjyqtarët kushtetues si dëmtim i lirisë së fjalës së deputetëve, si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit, që duhet të ishte mbledhur brenda afateve të ligjshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB