Lufta në Ukrainë, tre të vdekur nga bombardimet ruse në Odessa dhe Zaporizhia
Ngurrimi fillestar i BE-së për nismën e Donald Trumpit, ia lë vendin pranimit: Diplomatët më të lartë të bllokut takohen sot në Bruksel me Nikolay Mladenov, një ish-politikan bullgar i emëruar nga presidenti amerikan për menaxhimin e këtij organizmi.
Takimi do të përfshijë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe ministrat e jashtëm të 27 shteteve të bllokut. Mes temave të tjera në diskutim pritet të jetë edhe fundi i luftës në Ukrainë, si dhe mundësia e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës.
Po ashtu, përtej Detit Mesdhe, BE ka lidhje të thella me Izraelin dhe palestinezët, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e situatës në rajonin e Rafah dhe duke qenë donatori kryesor për Autoritetin Palestinez.
Një nga çështjet që ka krijuar ndarje ndërmjet kryeqyteteve të BE-së është ajo e bashkëpunimit me Bordin e Paqes të udhëhequr nga Trump. Teksa një pjese e vendeve anëtare të unionit e mbështesin mandatin e Kombeve të Bashkuara në Gaza, të tjerë janë më skeptikë për këtë qasje.
Anëtarët e BE-së, Hungaria dhe Bullgaria, janë anëtarë të plotë të bordit, ashtu si edhe vendet kandidate të BE-së, Turqia, Kosova dhe Shqipëria. Në takimin inauguruese të Bordit të Paqes që u mbajt në Uashington, dymbëdhjetë shtete të tjera të bllokut përfshirë Austria, Kroacinë, Qipron dhe Sllovakinë, dërguan vëzhgues.
Pavarësisht nga refuzimi i disa liderëve si presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, për të marrë pjesë, kjo e fundit serish dërgoi Komisioneren për Mesdheun, Dubravka Šuica, si vëzhguese.
Top Channel