Video/ Pamje të rënda, momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

22/02/2026 19:10

Janë bërë publike pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e 20 shkurtit në Tiranë, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë pas një sulmi me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Sipas informacionit paraprak, viktima është qëlluar menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i tij. Nga pamjet filmike shihet momenti kur i dyshuari, Gazment Buçpapaj, i afrohet dhe e godet me mjet prerës.

Plagët e marra rezultuan fatale për 31-vjeçarin, i cili nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Në vendin e ngjarjes ndodheshin edhe persona të tjerë, mes tyre partnerja e të dyshuarit dhe një individ tjetër, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në një zonë të populluar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët.

Policia ka rrethuar zonën menjëherë pas ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë përplasje tragjike. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi konfliktin e mundshëm mes palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB