Guardiola surprizon, shfaqet në stadiumin e Brescias, ku luajti me Baggion dhe Taren, për ndeshjen Union kundër Pro Patria
Napoli mori një tjetër goditje në kampionatin italian të futbollit teksa u mund në Bergamo nga Atalanta me rezultatin 2-0.
Ndërsa trajneri Conte refuzoi të flasë në media, ishte Drejtori Sportiv i kampionëve të Italisë, Giovanni Manna ai që foli duke mos e fshehur aspak nervozizmin e tij në lidhje me golin e anuluar për një kontakt mes Hojlund dhe Hien.
‘E pakomentueshme, të dalësh nga fusha e lojës pa pikë pa e merituar është diçka e rëndë-tha Giovanni Manna-në atë aksion nuk kishte asgjë, nuk kishte kontakt, nuk kishte faull. Nuk e kuptoj si e fërshëllyen si faull. Goli i anuluar ishte një turp. Përse nuk e verifikuan? Thirrën arbitrin te monitori në rastin e penalltisë, kurse këtu jo. Nuk është hera e parë që penalizohemi; në Torino kishte penallti, në Verona kemi pasur probleme, por këtu ishte e turpshme. Shkojmë në 2-0 në Bergamo dhe na heqin këtë gol. Ky nuk është futboll, është e turpshme. Nuk po ankohemi. Ndoshta Chiffi fërshëlleu diçka që e pa vetëm ai; nuk ka pasur asgjë. Dhanë të mirëqenë një situatë ku nuk kishte asgjë. Është absurde. E përsëris, po bëjmë një sezon të komplikuar, po luajmë për zonën Champions, shkojmë në 2-0 në Bergamo dhe na heqin një gol të tillë..U lodhëm. Madje mendova se topi doli jashtë se Hojlund nuk bëri asgjë. Hien varet dhe pastaj e lë veten të bjerë. Kur nuk ka gjë, nuk ka gjë. Nuk është subjektive…’
Top Channel