Futbolli i vajzave/Kualifikueset e Botërorit 2027, Trajneri Grima zbulon listën e lojtareve për sfidat me Malin e Zi dhe Çekinë…
Lajmi u dha nga vetë Cristian Chivu pas ndeshjes me Leccen; Denzel Dumfries më në fund i bashkohet grupit. Pas 3 muajsh e gjysmë, futbollisti holandez rikthehet në fushën e lojës.
A do të jetë në ndeshjen e kthimit të playoffit të Ligës së Kampioneve ndaj Bodo/Glimt? Jo, objektivi është që ai te jetë në dispozicion të skuadrës për sfidën e së shtunës së ardhshme kundër Genoas, por përpara se të jepet një vendim përfundimtar duhet pritur e hëna kur Interi të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit në prag të sfidës me Bodon
Sidoqoftë, me kthimin e Dumfries, por edhe të Darmian, skuadra zikaltër lë pas krahëve emergjencën për krahun e djathtë në fushën e lojës
Që nga kjo javë, Chivu do të kthehet të ketë mundësi zgjedhjeje pasi u detyrua t’i kërkojë Luis Henriques një sforcim akoma më të madh me futbollistin që tregoi një rregull taktik në këto dy muaj dhe të përshtasë pozicionin e Diouf në fushën e lojës
Por jo vetëm Dumfries, trajneri rumun bëri të ditur edhe kthimin e Calhanoglu. Edhe për mesfushorin turk, vlen i njëjti diskutim si i holandezit përsa i përket pranisë së tij në ndeshjen me Bodon dhe pritet ta shohim atë të marrë frerët e mesfushës në ndeshjen me Genoan, me ose në vend të Zielinskit me këtë të fundit që gjithsesi ka nevojë të pushojë pas turit të forcës të javëve të fundit. Në ndeshjen e së martës do të kthehet Barella që nuk ishte në sfidën me Leccen sepse ishte i skualifikuar
Top Channel