Formula 1/Charles Leclerc me Ferrari dominon në ditën e fundit të testeve në Bahrein
Nuk është një makinë çfarëdo, është Makina e Sigurisë që ka ndërhyre në një prej finaleve më kontroverse të Botërorit të Formula 1. Një Aston Martin Vantage F1 Edition e 2018, e përdorur në 2021-2023 në 20 fundjava garash, ka dalë në shitje te një konçensionar britanik për 700 mijë euro.
Por vlera simbolike e kalon tejmase atë ekonomike, sepse bëhet fjalë për makinën që hyri në pistë në Çmimin e Madh të Abu Dabit të 2021 që e dhuroi titullin botëror në xhiron e fundit.
Një makinë në mes të stuhisë
Gjatë finales së diskutuar në Çmimin e Madh të Abu Dabit të 2021, Makina e Sigurisë udhëhoqi grupin e makinave përpara rinistjes së garës që i dha titullin Max Verstappen në dëm të Leëis Hamilton. Në fakt Aston Martin Vantage nuk pati asnjë rol vendimmarrës, zgjedhjet u bënë nga komisarët e garës që në atë kohë në krye kishin Michael Masi, me këtë të fundit që përfundoi në vorbullën e kritikave të ashpra që lejoi ristartin e garës kur kishte mbetur vetëm 1 xhiro në dispozicion.
Objekt koleksioni apo copëz polemikash?
Makina ka kryer shërbime edhe në Formula 2 dhe Formula 3, por emri i saj mbetet i lidhur me atë natë në shkretëtirë. Një makinë që nuk ka vendosur asgje, por që u gjend ne vëndine duhur apo të gabuar në momentin e duhur. Ka nga ata që e konsiderojnë si një pjesë unike të historisë moderne të Formula 1, të tjerë e shohin si një simbol të një plage akoma të hapur. Sidoqoftë, është diçka e rrallë që një makinë sigurie të kujtohet më shumë sesa ata që po luftonin për titullin botëror.
Top Channel