“Komunikimi me ministrin e Brendshëm u ndërpre”, ish-komandanti i FNSH, Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Demonstruesit ishin të dirigjuar Ali Begeja është një dëshmitar i guximshëm i rënies së shtatores së Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej.
Nga inxhinier mekanik, sapo dëgjoi për demonstratën ai la punën dhe me aparatin që i kishin dhuruar nga Franca dokumentoi 20 shkurtin e ’91.
“Kisha një aparat që ma pati dhuruar goca e xhajës. Dëgjova në radio që në shesh po bëhej demonstratë, e lashë punën, aparatin e kisha me vete prej qejfit. Pashë që aty ishin mbledhur shumë njerëz, qëllimi ishte të hidhej busti. Unë isha në distancë, nuk mund të filmoja as afër policisë, as afër turmës. Në atë kohë po flitej për demokracinë. Ka qenë vetëm pasioni për të bërë foto. Kur je i ri, nuk e sheh shumë frikën. Më thoshin: “O spiun!”. Unë nuk po merrja pjesë, kisha vetëm dëshirë të filmoja”, tregon Begeja.
Me foto të rralla, në një intervistë për gazetaren Kristi Gongo, Begeja tregon momentin e thyerjes së kokës së statujës, reagimin e njerëzve që urinonin mbi të, grupi i policëve me qentë që ju suleshin njerëzve, njeriun që tërhoqi trupin e Enverit.
“Këto në foto janë momentet e para, pa rënë busti. Njerëz të shpërndarë, polici, gaz, tymuese, njerëz të dëmtuar. Kishte reagime nga policia. Këtu është para se të binte busti, ja dhe qeni në foto të cilin e kishin marrë për të larguar njerëzit. Pastaj gjuanin me pushkë për t’i larguar njerëzit, ndërsa unë rrija i fshehur. Nuk më shkonte kurrë në mendje që do të binte busti. Ishim rritur me mentalitetin se nuk do të binte.
Me aparatin në dorë u shokova. Kur ra, shkova te makina që do ta tërhiqte. Pastaj më mbaroi filmi me ngjyra që kisha. Më pas, një italian aty pranë më dha një film bardh e zi”, tregon Ali Begeja.
Por gjithashtu ka shkrepur momentet e mitingjeve të intelektualëve ku Berisha dhe Rama janë bashkë. Apo edhe fotografitë e Sali Berishës me fotot e Enverit në krah.
Në dokumentarin Exclusive sjellim një analizë të thelluar të tranzicionit, rrëfime të forta nga të gjitha këndet e asaj dite historike, dokumente dhe fotografi të pazbuluara më parë.
Top Channel