Pas disa vitesh pas skuadër, Zinedine Zidane duket se e ka gjetur pankinën e re dhe bëhet fjalë për atë që ai e ka ëndërruar prej kohësh; përfaqësuesen franceze. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marsejezi që u largua nga drejtimi i Realit të Madridit në 2021 do të marrë drejtimin e Bluve transalpinë pas Botërorit të këtij viti ku do të zëvendësojë trajnerin aktual të nënkampionëve të botës, Didier Deschamps.

Fabrizio Romano thekson se trajneri 53 vjeçar ka arritur një marrëveshje verbale, por asgjë nuk do të ndryshojë deri në përfundim të Kupës së Botës. Gazetari italian i specializuar në çështjet e merkatos e bëri të ditur lajmin në kanalin e tij në Youtube. ‘Situata është e qartë. Nga sa kam mësuar është arritur një marrëveshje verbale mes Zidane dhe Federatës Franceze të Futbollit. Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës pas Botërorit, për momentin të gjithë janë të fokusuar të Kupa e Botës me Deschamps-tha Fabrizio Romano

Zinedine Zidane konsiderohet si një ikonë e historisë së futbollit francez dhe jo vetëm. Ish mesfushori ka luajtur 108 ndeshje me Francën me të cilën fitoi Botërorin e 1998 ku u shndërrua në një hero kombëtar. Ai e mbylli karrierën me përfaqësuesen franceze 8 vjet më vonë në 2006. Prej kohësh spekulohet me mundësinë që ‘Zizou’ të marrë drejtimin e Bluve dhe duket se tashmë momenti ka ardhur, është vetëm çështje muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB