Anis Mehmeti ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me skuadrën e tij të re, duke shënuar golin e parë me fanellën e Ipswich Town.

Sulmuesi shqiptar, i transferuar gjatë merkatos së janarit, konfirmoi formën e mirë edhe në aventurën e re.

Në sfidën e luajtur në transfertë ndaj Wrexham AFC, Mehmeti realizoi në minutën e 20-të, duke rikthyer baraspeshën për ekipin e tij. Ai përfitoi nga një situatë në zonë dhe, me një prekje të saktë, dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë vrull ndeshjes.

Goli kishte peshë të veçantë, pasi erdhi përballë një kundërshtari direkt në garën për zonën “play-off” të EFL Championship. Klubi nga Uellsi, në pronësi të aktorëve të njohur Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, synon ngjitjen në elitën e futbollit anglez.

Për Mehmetin, ky ishte goli i nëntë sezonal në kampionat. Tetë realizimet e mëparshme i kishte shënuar me fanellën e Bristol City në pjesën e parë të sezonit, duke dëshmuar vazhdimësinë e tij përpara portës.

Kliko këtu për golin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB