Fundjava e Serie A hapet me hijen e dendur të netëve tragjike të Ligës së Kampioneve që nxorën në pah brishtësitë e futbollit italian. Me ndeshjet e kthimit pas porte, Serie A bëhet një fushë e minuar ku Juventusi dhe Interi duhet të menaxhojnë energjitë, mungesat dhe anën e rënduar psikologjike

Fundjava e Serie A hapet me hijen e dendur të netëve tragjike të Ligës së Kampioneve që nxorën në pah brishtësitë e futbollit italian. Me ndeshjet e kthimit pas porte, Serie A bëhet një fushë e minuar ku Juventusi dhe Interi duhet të menaxhojnë energjitë, mungesat dhe anën e rënduar psikologjike

Juventus-Como. Për Juventusin e Luciano Spallettit, sfida në shtëpi kundër Comos  i ka të gjithë përberësit e një kurthi të rrezikshëm. Bardhezinjtë, që vijnë pas transfertës së shëmtuar në Stamboll ku pësuan një humbje me një diferencë që do të kërkojë të paktën 3 gola për t’u barazuar në sfidën e kthimit, vijnë në këtë përballje me një moral të ulët dhe me një skuadër që e ka të vështirë të gjejë besueshmërinë. Spalletti do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat strukturore në mbrojtje dhe një fazë ofensive që nuk po mund të rritet. Në anën tjetër.Como e Fagbregas vjen në Allianz Stadium me ambicien për të shkurtuar akoma më shumë diferencën(aktualisht ka 42 pikë, -4 pikë ndaj Juventusit). Pavarësisht mungesës së madhe të Nico Paz të skualifikuar, Fabregas do të besojë te ‘xhonglierët’ e tij për të vendosur në krizë një Juventus që është me mendje te Galatasaray. 

Lecce-Inter.  Interi kryesuese, edhe pse dominon në Itali me 7 pikë avantazh ndaj Milanit, duhet të heqë nga shpatullat e tij ‘ngricën norvegjeze’. Humbja ndaj Bodo/Glimt nxori sërish në drite një brishtësi në mbrojtje dhe një humbje të përqendrimit në pjesët e dyta që Chivu duhet t’i korrigjojë menjëherë. Transferta e Lecces nuk është aspak një fitore e sigurt; zikaltrit do të duhet të heqin dorë nga Lautaro Martinez, duke e spostuar peshën e sulmit te rotacioni i detyruar ndërkohë që mendimi shkon menjëherë te sfida e kthimit ku do të duhet përmbysja në rezultat. Lecce vjen në këtë ndeshje e rigjeneruar pas dy fitoreve që i kanë sistemuar klasifikimin dhe ku do të kërkojë që të godasë me dyshen e re të sulmit Gandelmann-Cheddira, ndërkohë që rikthehet edhe Banda. Për Chivun do të jetë thelbësore që të mos e humbasë busullën pikërisht tani që helmet e çështjes Bastoni rrezikojnë të lënë shenja në dhomën e zhveshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB