Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Pogradec pas rrëshqitjes së dheut, ARRSH lajmëron ndalimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë

21/02/2026 09:44

Autotiteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë në aksin Librazhd-Pogradec pas përkeqësimit të situatës nga rrëshqitja e dheut në aks.

Njoftimi i ARRSH

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:

Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB