Moment historik në Barcelonë, 144 vite pas fillimit të ndërtimit të saj, vendoset pjesa e fundit e strukturës së kishës ‘Sagrada Familia’

21/02/2026 08:38

Një moment historik për Barcelonën dhe botën e arkitekturës ndodhi mëngjesin e së premtes, më 20 shkurt, ndërsa u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore të kishës, Sagrada Familia-s, 144 vjet pasi filloi ndërtimi i saj.

Pjesa e sipërme e kryqit katërkëndor prej çeliku dhe qelqi, 17 metra i lartë dhe me peshë më shumë se 12 ton, u ngrit dhe u fiksua në vendin e tij në orën 11:00 të mëngjesit, duke përfunduar kullën kushtuar Jezu Krishtit.

Me një lartësi përfundimtare prej 172.5 metrash, kisha tani bëhet ndërtesa më e lartë në Barcelonë dhe kisha më e lartë në botë.

@viure.barcelona ✨ Moment històric a la Sagrada Família! 😍❤️Col·loquen l’última peça de la torre de Jesucrist i la Sagrada Família arriba als 172,5 m d’alçada! Més d’un segle després, el somni de Gaudí toca el cel 🥰❤️ #sagradafamilia #creu #torredejesus #gaudi #tiktokviral ♬ Einaudi: Experience – Ludovico Einaudi & Daniel Hope & I Virtuosi Italiani

Flamujt e Katalonjës dhe Vatikanit u ngritën gjatë ceremonisë, ndërsa arkitekti kryesor i projektit, Jordi Faulí, e përshkroi ditën si “plot gëzim” për të gjithë ata që punuan për dekada për të përfunduar kullën.

Në një fotografi të vitit 2021, Jordi Fauli u prezantua si arkitekti i shtatë kryesor i Sagrada Familia që kur Antoni Gaudí filloi ndërtimin e bazilikës në vitin 1883.

Një vepër simbolike e kaluar brez pas brezi

Sagrada Familia është një pjesë integrale e identitetit të qytetit të Barcelonës. Për dekada, monumenti funksionoi si një kantier i hapur ndërtimi, me zejtarë që punonin së bashku me miliona vizitorë që në thelb financuan ndërtimin e tij.

Në 15 vitet e fundit, me përfundimin e brendshëm, kisha është bërë plotësisht funksionale. Brendësia e saj impresionon me format gjeometrike të Gaudít, kolonat që kujtojnë trungjet e pemëve dhe dritën e shpërndarë nga dritaret me xham shumëngjyrësh.

@sagradafamiliagaudi Col·locat el braç superior de la creu de la Torre de Jesucrist de la Sagrada Família 🤩 / Colocado el brazo superior de la cruz de la Torre de Jesús de la Sagrada Família 🔝 / Upper arm of the cross of the tower of Jesus Christ at the Sagrada Família placed ✨ #barcelona #sagradafamilia #gaudi #foryoupage #fyp ♬ sonido original – Basílica de la Sagrada Família


Projekti vazhdon

Pavarësisht përfundimit të kullës qendrore, më e larta nga 18 që Gaudí kishte parashikuar, ndërtimi i përgjithshëm ende nuk është përfunduar. Faza tjetër kryesore është fasada jugore mbresëlënëse “Fasada e Lavdisë”, e cila pritet të kërkojë rreth një dekadë tjetër pune.

Tre artistë me famë ndërkombëtare janë ftuar për të kontribuar në punën për fasadën e re jugore, të njohur si “Fasada e Lavdisë”: piktori dhe skulptori Miquel Barcelo, skulptorja Cristina Iglesias dhe skulptori Javier Marin.

Karakteristikë e tyre e përbashkët është se janë artistë me përvojë në vepra monumentale në shkallë të gjerë, diçka e nevojshme për një projekt kaq të kërkuar dhe të ngarkuar simbolikisht si fasada përfundimtare e Sagrada Familia.

Këta janë krijues me një stil të fortë personal dhe një prani të rëndësishme në artin bashkëkohor, të cilët ftohen të paraqesin propozime për projektin përfundimtar të fasadës së tempullit. Përzgjedhja e tyre pasqyron filozofinë e Sagrada Familia për të vazhduar punën e Antoni Gaudí-t përmes qasjeve moderne artistike, duke ruajtur karakterin simbolik dhe shpirtëror të monumentit.

Çfarë është “Fasada e Lavdisë”?

Fasada e Lavdisë do të jetë hyrja qendrore dhe më e madhe e kishës. Sipas vizionit origjinal të Gaudí-së, ajo do t’i kushtohet Lavdisë së Krishtit dhe do të simbolizojë udhëtimin e njeriut drejt Zotit, përmes koncepteve të tilla si jeta, vdekja, mëkati dhe shpëtimi.

Kur të përfundojë, me shumë mundësi brenda dekadës së ardhshme, do të jetë kapitulli i fundit i madh në një projekt arkitektonik që ka qenë në zhvillim e sipër për gati një shekull e gjysmë.

Sagrada Familia është atraksioni turistik më i njohur i qytetit, me afërsisht 5 milionë vizitorë në vit dhe të ardhura që arrijnë në 150 milionë euro në vit, pothuajse gjysma e të cilave janë ndarë për ndërtim.

Edhe pse ende ka punë të rëndësishme, përfundimi i kullës qendrore shënon një moment historik për një projekt që ka lënë gjurmë brezash të banorëve dhe vizitorëve të Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB