Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve
20/02/2026 10:24
Rruga Maliq-Lozhan Strelcë inauguruar thuajse një vit më parë, ka nisur të shfaqë dëmtime të konsiderueshme në disa segmente të saj.
Përveç pritave anësore të dëmtuara edhe Asfalti paraqet çarje, ndërsa në disa pjesë vërehet ulje e shtresës rrugore, dhe në pika të tjera rrëshqitje e pjesëve anësore duke e bërë qarkullimin problematik për drejtuesit e mjeteve.
Dëmtimet kanë nisur pak kohë pas përfundimit të punimeve, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e zbatimit të projektit ndërsa në disa pika lëvizja është e rrezikshme, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut dhe në orët e mbrëmjes
Rruga përbën një aks të rëndësishëm lidhës për zonën dhe përdoret çdo ditë nga banorët për lëvizje
Top Channel