U bllokua nga rëra, nis hapja e kanalit që lidh lagunën me detin në Zvërnec

20/02/2026 13:37

Ka nisur hapja e kanalit ose (Dalanit) që lidh lagunën me detin, pas bllokimit të tij nga rëra.

Mosfunksionimi i këtij kanali ka shkaktuar rritje të nivelit të ujit në lagunë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, duke sjellë përmbytje në zonën e ishullit të Zvërnecit.

Si pasojë, Manastiri i Zvërnecit dhe Kisha e Shën Mërisë kanë qenë të përmbytura për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lagunë. Bllokimi i kanalit që komunikon me detin pengoi shkarkimin natyror të ujërave, duke përkeqësuar situatën.

Sot ka nisur puna për hapjen e kanalit që lidh lagunën me detin. Një fadromë është angazhuar për të bërë të mundur rihapjen e kalimit të ujit, me qëllim uljen e nivelit në lagunë dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme në ishullin e Zvërnecit dhe zonat përreth, apo dhe ne fshatin Narte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB