Policia nuk jep leje për protestën, Ministrja e Brendshme bën apel politikës: Mos shtyni të miturit në krim

20/02/2026 15:06

Njoftimit nga ana e opozitës për protestën e 3 kombëtare që pritet të mbahet pasditen e kësaj të premte, blutë e Tiranës iu përgjigjën negativisht.

Kjo nisur nga analiza e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar u hodhën bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie.

Pavarësisht kësaj në terren pritet të zbresin 1300 forca policie për të ruajtur rendin dhe institucionet gjatë tubimit. Një thirrje për qetësi kishte dhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Çdo akt dhune është i dënueshëm. Nga çdo akt dhune duhet të largohemi, distancohemi. Uroj të kemi protestë paqësore dhe jo akte të dhunshme. Jo më hedhje të fishekzjarrësh, gurë ndaj institucioneve. Jemi pro protestave paqësore, jo dhunës. Shmangni përdorimin e të miturve në protestë! Sikundër dhe shoqëruesit që i marrin dhe i përdorin të miturit për të kryer akte të dhunshme, duhet të distancohen.

Ndërkohë që sigurisht do doja të kishin një ndërgjegjësim për forcat e policisë që janë për të kryer detyrën.”, u shpreh ajo.

Po ashtu Koçiu u pyet nga gazetarët në lidhje me komunikatën e policisë për protestën, ku u shpreh “Policia nuk e merr përsipër, domethënë që nuk jep leje. Patjetër policia është aty për të siguruar rendin, e ka detyrë funksionale. Nuk ka dhënë leje. Ka një kërkesë që i drejtohet Policisë. Nëse është vënë në dijeni, policia ka kthyer përgjigje dhe thotë që nuk e merr përsipër, por nga ana tjetër është aty për të siguruar rëndën. Po ashtu e dimë që e drejta për të protestuar është e drejtë themelore. Policia nuk jep aprovim për atë çfarë do të kryhet, nga ana tjetër do jetë aty për të garantuar rendin dhe sigurinë, ama nuk jep autorizimin për një protestë të dhunshme.

Këtë qëndrim Koçiu e dha gjatë një konference për median ku shpalosi prioritetet e Ministrisë së Brendshme mes të cilave theksoi vendosjen e aseteve të konfiskuara nga krimi, në shërbim të qytetarëve dhe familjeve të efektivëve të rënë në detyrë, rritjen e pagës për 720 efektivë të strukturave speciale si edhe vijimin e operacioni për kthimin e ligjshmërisë në territor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB