Përplasen dy automjete në aksin “Elbasan-Bradashesh”, lëndohen drejtuesit dhe katër pasagjerë

20/02/2026 13:51

Dy drejtues mjetesh janë proceduar në Elbasan, pasi janë përfshirë në një aksident.

Ngjarja ka ndodhur në aksin “Elbasan-Bradashesh”, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, janë plagosur dy drejtuesit dhe katër pasagjerë.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. Zh., 42 vjeç, dhe F. E., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, automjetet që ata drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin B. Zh.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB