“Përkeqësim i klimës së biznesit”/ Investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin, informalitetin dhe stabilitetin fiskal

20/02/2026 15:24

Korrupsioni, informaliteti, lëkundja e stabilitetit fiskal si dhe pasigurite ligjore, po dëmtojnë klimën e biznesit në Shqipëri sidomos për investitorët e huaj.

Libri i Bardhë i publikuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, (FIAA) ka vlerësuar me me 45 pikë nga 49 pikë 1 vit më parë të bërit biznes duke rritur ndjeshëm pasiguritë e tyre për të investuar më tej në vendin tonë. (grafik+foto)

Sipas sipërmarrësve informaliteti dhe korrupsioni po minojnë konkurrencën e ndershme, ndërsa zvarritjet në gjyqësor dhe çështjet e pronësisë po dobësojnë besimin e investitorëve.

Nga vet institucionet shqiptare, Libri i Bardhë është konsideruar si një dokument i rëndësishëm dhe udhërrëfyes për reformat dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Ndërsa vet ky dokument nxjerr në pah që këta sipërmarrës po hasin problematika edhe në aspektin fiskal si vonesa në rimbursime, jo stabilitet fiskal dhe kosto më shumë për bizneset. Tepër shqetësuese për ta mbetet dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Në një situatë të tillë sipërmarrësit shprehen se po ndryshojnë edhe sektorët ku duhet të investojnë për të shmangur rreziqet.

Investitorët vlerësojnë potencialin e ekonomisë shqiptare, por theksojnë se pa zbatimin e duhur të reformave në sundimin e ligjit dhe konkurrencën e ndershme, rrezikon të mbetet i pashfrytëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB