Merret vendimi? Ministri Vengu flet për çështjen Balluku, në Komisionin e Mandateve…
“Top Story” diskutoi rreth protestës që do të mbahet sot (e premte) nga opozita, teksa shprehën qëndrimet e tyre rreth opozitës.
Ervis Iljazaj: Tashmë PD nuk ka më Blinkenin, i ka të gjithë aleatë në SHBA, kështu që aty e ka terrenin le ta fitojë. Mjaft të heqë dorë me histori me Trump. Ka dy vjet që thotë do hiqet non-grata nesër, do hiqet non-grata. Berisha është mjeshtër për të qenë kryetar i opozitës, por duhet ta tregojë edhe më shumë vitet e fundit.
Alban Dudushi: Po bëhen të mërzitshëm dhe përsëritës, ashtu siç po bëhen protestat. Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë e kemi në rrugë në Parlament, ka nevojë për alternativë. Këtu nuk ka alternativë, për sa kohë nuk ka gjendja mbetet dëshpëruese, protestat me regji krijojnë iluzion, jo realitet politik. Ky është problem më i madh që kanë.
Bledar Koka: Në jemi mësuar t’i bëjmë gjyqin politikës, që kur bën protestën nuk na emocion, kur nuk e bën them pse se bën. Protesta e nesërme nuk e rrëzon qeverinë pa merak, është vazhdimësi e atyre protestave që kanë bërë, e presionit.
Top Channel