Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital
Pedagogu Ermal Hasimja mori pjesë në protestën e PD-së para Kryeministrisë, ku iu bëri thirrje qytetarëve për tu bashkuar.
Hasimja nga podiumi shprehu se shqiptarëve i duhet fryma që para 3 dekadash rrëzoi diktaturën e Enver Hoxhës duke ju bërë thirrje qytetarëve për bashkim për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“3 dekada me para këtu kamë qenë me tim atë, shikonim sambistet me qen dhe me kallashnikovë. Kishim shumë frikë, por kishim dhe shpresë. Ishim të rrethuar nga njerëz të panjohur, nuk e dinim a ishim të majtë apo të djathtë, thjeshtë dënim që ishim mbledhur për një qëllim dhe shpresa. Ajo shpresë që po përpiqen të na venisin. Sot kemi nevojë për atë frymë sepse duam një drejtësi të pavarur, duam zgjedhje të ndershme që të vendosim vetë kush do na qeverisë. Shpresa nuk vjen nga qielli, ejani dhe krijojeni në këtë shesh, ejani jo vetëm për të dënuar qeverinë që nuk e doni, ejani dhe për ti treguar forcën tuaj qeverive të ardhshme, edhe nëse del nga ky shesh. Asnjë ndryshim nuk ka ardhur nga kafet dhe divanat e shtëpisë, ejani këtu merrni rolin tuaj dhe bashkohuni me ne. Nëse mendoni se politika është e pisët keni shumë të drejtë sepse largon të ndershmit. Nëse mendoni se është e frikshme, është shumë e drejtë, por vendi kërkon sakrifica. Mos harroni se vendi më I sigurt për anijet është porti, por qëllimi i tyre është tjetër. Nëse nuk ju pëlqejnë partitë që janë këtu, hajdeni bëni partitë tona, por mos harroni se partia e shqiptarëve është shqiptaria. E di që jeni të zhgënjyer dhe nuk i besoni më askujt, por para se të vendosni me kë do jeni, bashkohuni me ne që të kërkojmë kushtin minimal të demokracisë, zgjedhjet. Bashkohuni që të mbrojmë drejtësinë që i nxori bojën këtij sistemi. Ata shpresojnë që në të mendojnë se ku vend nuk bëhet më dhe të ikim. Shpresojnë të mendojmë se jemi të pandershëm si ata, ne të sheshit, ata të tenderave. Ata shpresojnë që të vrasin shpresën. Por ka ende shpresë sepse prindërit shqiptarë vazhdojnë t’iu mësojnë fëmijëve të drejtën e te padrejtën, vazhdojnë t’iu mësojnë fëmijëve se vjedhja është turp. Ka shpresë sepse ka ende shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën me djersën e ballit, jo me taksat e të tjerëve. Ka shpresë sepse ka ende socialist të ndershëm që ndihen të tradhëtuar nga partia. Ka shpresë sepse edhe shumica e policëve që janë këtu, presin nga ne, do donin të ishin me ne, edhe ata shpresojnë nga ne, sepse janë si ne, shqiptarë të ndershëm. Gjyshërit tanë na trashëguan vlera që i ka zili Evropa. Të rinjtë tanë janë njësoj si ata evropianë. Shqiptarët kudo që janë të suksesshëm. Ky vend është bekuar nga zoti. Atëherë të bëhemi bashkë sit re dekada më parë, të ndërtojmë një Shqipëri për njerëzit e ndershëm. Gjithçka nis nga ky shesh sepse e drejta është me ne”, u shpreh Ermal Hasiomja.
Top Channel