Për Kirsty Coventry, Olimpiada e parë si presidente e IOC, Milano-Cortina 2026 shkoi mjaft mirë. Gara argëtuese me rezultate që ishin gjatë gjithë kohës në dyshim, histori nga të cilat mësoje shumë dhe impiante të përshtatshme.

‘Këto Lojëra Olimpike kanë qenë një sukses i madh, i kemi thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë në tv dhe transmetimtet në internet-tha Coventry-kemi shkuar përtej pritshmërive tonë dhe jemi shumë krenarë. Komiteti Organizativ ka bërë një punë shumë të mirë dhe edhe Italia ka arritur rezultate të shkëlqyera. Kam pasur mundësinë të shkoj kudo, vlerësova panoramat ashtu sikurse edhe sportistët. atmosfera ishte elektrizuese, kemi parë paraqitje spektakolare, kemi ngjallur interes në të gjithë botën. Tani  jemi në këto ditë të fundit fantastike’

Megjithatë ka pasur ngjarje ditët e fundit për të cilat janë bërë shumë pyetje që nga çështja e Rusisë e deri te pjesëmarrja e dikujt nga IOC në Bordin e Paqes për Gazën.

‘Rusia është ripranuar nga Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar? Është një tjetër institucion, janë të ndarë nga ne, nuk jemi të përfshirë në vendimet e tyre-shtoi Coventry-a po mendojmë të ripranojmë rusët? Nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë. Sigurisht do të marrim gjithçka në konsideratë, por pë momentin nuk ka plane për një të ardhme të afërt. Një anëtar i IOC në Bordin e Paqes? Nuk e dija, do të marrim informacione sepse Karta Olimpike specifikon qartë çfarë duhet të bëjnë anëtarët e IOC. Ne do të vazhdojmë të jemi neutralë në këndvështrimin politik është e vetmja mënyrë për të garantuar barazi në fushën e lojës dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB